Emilja Rexhepi mbështet Kurtin, thotë se e voton qeverinë e tij edhe pse s’do të marrë post ministror
Zv/kryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi ka deklaruar se do të votojë formimin e Qeverisë Kurti III, edhe pse ka pranuar se nuk do të marrë vet post qeveritar. Ajo tha se nuk e ka marrë ofertën për të qenë ministre, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar. Rexhepi ka thënë se dikush prej komunitetit boshnjak duhet të…

Lajme
Zv/kryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi ka deklaruar se do të votojë formimin e Qeverisë Kurti III, edhe pse ka pranuar se nuk do të marrë vet post qeveritar.
Ajo tha se nuk e ka marrë ofertën për të qenë ministre, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.
Rexhepi ka thënë se dikush prej komunitetit boshnjak duhet të jetë në post të ministrit. “Unë s’jam kundër. Këtë e vendos kryeministri”, ka thënë tutje ajo.
“Patjetër që do e votoj Qeverinë. Ne jemi pjesë e Qeverisë, veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministresha. Kthehem në parlamentar, ama jemi pjesë e Qeverisë”, ka thënë ajo para hyrjes në Kuvend për seancën konstituive.
Rexhepi ka thënë se dikush prej komunitetit boshnjak duhet të jetë në post të ministrit. “Unë s’jam kundër. Këtë e vendos kryeministri”, ka thënë tutje ajo.
Në lidhje me çështjen e votimit apo jo të qeverisë Kurti ishte përfshirë edhe emri i Emilja Rexhepi, pasi thuhet se deputetja Duda Balje kushtëzoi përkrahjen për qeverinë me krijimin e Komunës së Reçanit.
Nga 10 deputetët joshumicë joserbë, 3 janë të komunitetit boshnjak./Lajmi.net/