Emilja Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres, pasi u emërua si nënkryetare e Kuvendit

Emilja Rexhepi është liruar nga detyra e saj si zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut. Në lidhje me këtë ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media. Sipas ZKM-së, lirimi i saj nga detyra ka ardhur pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e…

Lajme

28/08/2025 16:25

Emilja Rexhepi është liruar nga detyra e saj si zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut.

Në lidhje me këtë ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
Sipas ZKM-së, lirimi i saj nga detyra ka ardhur pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe, shkruan lajmi.net.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
Emilja Rexhepi është emëruar si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, të martën me 73 vota pro, një kundër dhe 23 abstenime.
Pavarësisht emërimit të kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës dhe katër nënkryetarëve, Albulena Haxhiut nga LVV, Vlora Çitakut nga PDK, Kujtim Shalës nga LDK dhe Emilja Rexhepit nga minoritetet, Kuvendi mbetet i pakonstituuar. Kjo ka ardhur pasi që ende nuk është emëruar nënkryetari nga minoriteti serb. /Lajmi.net/