Emilja Rexhepi e pavendosur, thotë se “ndoshta” e voton Albulena Haxhiun

Deputetë të shumtë kanë filluar të mblidhen në Kuvendin e Kosovës. Në objektin e Parlamentit tashmë është parë duke hyrë edhe deputetja nga radhët e komuniteteve, Emilja Rexhepi. Ajo më herët është shprehur e bindur se do të votojnë të propozuarën e VV-së për kryeparlamentare. Por nën jë përgjigje të dhënë sot, Rexhepi u shpreh…

Lajme

23/04/2025 09:40

Deputetë të shumtë kanë filluar të mblidhen në Kuvendin e Kosovës.

Në objektin e Parlamentit tashmë është parë duke hyrë edhe deputetja nga radhët e komuniteteve, Emilja Rexhepi.

Ajo më herët është shprehur e bindur se do të votojnë të propozuarën e VV-së për kryeparlamentare.

Por nën jë përgjigje të dhënë sot, Rexhepi u shpreh paksa e rezervuar.

Ajo tha se “ndoshta” do të votojë.

Shkurtimisht Rexhepi e pyetur se a do të votojnë sot Haxhiun si të propozuar për kryekuvendare tha “ndoshta do të votojmë”./Lajmi.net/