Emilija Rexhepi thotë se “ndoshta ka” takim me Duda Baljen: Shohim sot
Deputetja boshnjake, Emilija Rexhepi tha “ndoshta ka”, kur u pyet nëse kanë pasur ndonjë takim me deputeten tjetër boshnjake, Duda Balje, e cila s’është bindur ende për ta votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. “Ndoshta ka. Shohim sot”, tha ajo duke hyrë në Kuvend, ku pas pak pritet të vazhdojë seanca konstituive. Vetë, ajo…

Lajme
Deputetja boshnjake, Emilija Rexhepi tha “ndoshta ka”, kur u pyet nëse kanë pasur ndonjë takim me deputeten tjetër boshnjake, Duda Balje, e cila s’është bindur ende për ta votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
“Ndoshta ka. Shohim sot”, tha ajo duke hyrë në Kuvend, ku pas pak pritet të vazhdojë seanca konstituive.
Vetë, ajo do të votojë për Haxhiun kryeparlamentare, ndërsa tha se me Albin Kurtin nuk kanë folur për pozita.
“Votojmë, votojmë sot. S’kemi folë për pozita. E votojmë kryetarin e Parlamentit njëherë”.