Emilia Clarke u përgjigjet prindërve që i emërtojnë fëmijët Khaleesi dhe Daenerys

Prindërit i kanë emëruar fëmijët sipas karaktereve të preferuara në "Game of Thrones".

ShowBiz

21/05/2019 14:02

Emilia Clarke ka ofruar pikëpamjen e saj për prindërit që i kanë emëruar fëmijët e tyre sipas karakterit të saj, Daenerys, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Gjatë këtij muaji, u raportuar se fansat po emërtonin fëmijët e tyre sipas karakereve të “Game of Thrones”, Khaleesi ose Daenerys, ata ishin të pakënaqur me kthimin e karakterit në çmenduri.

Sipas Administratës së Sigurimeve Shoqërore në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 4500 foshnje u emëruan sipas persoanzheve të “Game of Thrones”. Të dhënat zbuluan se 560 pre tyre ishin quajtur Khaleesi dhe 163 u pagëzuan Daenerys.

“Ishte zhgënjyese që udhëtimi i pushtetit të saj mori fund. Kjo nuk ishte e mirë”, ka thënë dikush nga prindërit për karakterin e Khaleesit.

Kur u pyet për ata që emërojnë karakteret sipas rolit të saj, Clarke tha “Oh, është kaq e çuditshme. Unë mendoj se ata i quajtën fëmijët Khaleesi në frymën e fuqizimit. E megjithatë, karakteri ka marrë kthesë të errët”.

“Unë mendoj se kur ta shihni episodin e fundit, do të shohin se ka një fillim, një mes dhe një fund të saj si një karakter. Mendoj se ka njerëz që do të pajtohen me të, sepse ajo është një qenie njerëzore”, shtoi aktorja.

Ajo shton se Khaleesi është emër i bukur dhe të gjitha të tjerat do të harrohen brenda minutit dhe fëmija do të thotë se prindërit e tij e pëlqyen atë emër.

E pyetur se çfarë do t’u thoshte vajzave të quajtura Kheleesi, Clarke tha ” Do t’u thoja punoni vajza, jam e gëzuar që quheni ashtu dhe mendoj se ato do ta bëjnë. /Lajmi.net/