Emigrimi ia rrit të hyrat Stacionit të Autobusëve

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka raportuar rritje të konsiderueshme të të hyrave muajve të fundit, prejse ka nisur ikja masive e kosovarëve për në shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian.

Lajme

07/01/2015 08:51

Derisa institucionet qendrore po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që ta parandalojnë fluksin e madh të kosovarëve që po e braktisin vendin, një ndërmarrje komunale po ua sheh hairin këtyre të fundit, shkruan “Zëri”.

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka raportuar rritje të konsiderueshme të të hyrave muajve të fundit, prejse ka nisur ikja masive e kosovarëve për në shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian.

Në tre muajt e fundit kanë hyrë aq shumë automjete brenda në Stacion saqë kjo ndërmarrje publike që është nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës ka shënuar rritje të të hyrave për 100 për qind më shumë se në muajt e verës.