Emërohen 100 noterë të rinj, publikohen emrat e disa prej tyre

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga ministrja Albulena Haxhiu, vendimet e nënshkruara nga ajo javën e kaluar, kanë nisur të publikohen sot. Në uebsajtin e Ministrisë së Drejtësisë, deri tani janë publikuar vendimet për emërimin e mbi 40 noterëve. Nga 100 noterë, 40 prej tyre janë të përzgjedhur nga procesi i emërimit të noterëve të zhvilluar…

Lajme

15/07/2024 17:03

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga ministrja Albulena Haxhiu, vendimet e nënshkruara nga ajo javën e kaluar, kanë nisur të publikohen sot.

Në uebsajtin e Ministrisë së Drejtësisë, deri tani janë publikuar vendimet për emërimin e mbi 40 noterëve.

Nga 100 noterë, 40 prej tyre janë të përzgjedhur nga procesi i emërimit të noterëve të zhvilluar në vitin 2019 nga Qeveria Haradinaj, ndërsa 60 të tjerë nga konkursi i fundit i vitit 2023 të cilët janë përzgjedhur nga pushteti aktual.

Në mesin e të emëruarve janë edhe Shemsie Lladrovci, bashkëshortja e Ramiz Lladrovcit, Fatmire Jerliu-Kuçi dhe bashkëshortja e ish-ministrit Hajredin Kuçi. Të dyja të përzgjedhura në procesin e parë të përzgjedhjes së noterëve në kohën e Abelard Tahirit.

Ky proces ishte anuluar nga ministrja Albulena Haxhiu në vitin 2020, por vendimi i saj ishte rrëzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjatë orëve të ardhshme pritet të publikohen edhe vendimet për emrat e rreth 60 noterëve të tjerë të rinj.

Emrat e noterëve të rinj