“Emergjenca është vetëm për raste urgjente” – Nga 1 maji Spitali i Pejës ndryshon sistemin e punës në Emergjencë

Duke filluar nga 1 maji 2026, Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të zbatojë një sistem të ri organizimi në repartin e Emergjencës, duke kaluar për herë të parë në triazhimin e pacientëve, një praktikë standarde në shumë sisteme shëndetësore moderne. Ky ndryshim nënkupton se pacientët do të trajtohen në bazë të shkallës së urgjencës…

Lajme

23/04/2026 12:21

Duke filluar nga 1 maji 2026, Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të zbatojë një sistem të ri organizimi në repartin e Emergjencës, duke kaluar për herë të parë në triazhimin e pacientëve, një praktikë standarde në shumë sisteme shëndetësore moderne.

Ky ndryshim nënkupton se pacientët do të trajtohen në bazë të shkallës së urgjencës së gjendjes së tyre shëndetësore, me përparësi për rastet që rrezikojnë jetën ose kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Sipas njoftimit zyrtar, Emergjenca do të trajtojë vetëm raste të tilla si: dhimbje të forta në gjoks, vështirësi në frymëmarrje, humbje të vetëdijes, gjakderdhje të mëdha, si dhe aksidente apo trauma serioze.

Postimi i plotë:

EMERGJENCA ËSHTË VETËM PËR RASTE URGJENTE!

Nga data 1 Maj 2026, për herë të parë në një Institucion publik shëndetësorë, Emergjenca e Spitalit tonë kalon në sistemin e triazhimit, që nënkupton trajtim i rasteve sipas urgjencës së gjendjes.

Emergjenca trajton vetëm raste që rrezikojnë jetën ose kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, si:

• Dhimbje të forta në gjoks
• Vështirësi në frymëmarrje
• Humbje të vetëdijes
• Gjakderdhje të mëdha
• Aksidente apo trauma serioze, etj

Rastet jo emergjente duhet të trajtohen në:
• Kujdesin parësor (mjeku familjar)
• Ambulanca specialistike

E rëndësishme është ta dini që:

– Emergjenca NUK mund të përdoret më si hyrje për repartet tjera!
– Hyrja në Emergjencë është e kufizuar vetëm për pacientët.
– Lejohet vetëm një përcjellës, dhe vetëm në raste kur është e domosdoshme.

🎯 Ky organizim mundëson:
✔️ Trajtim më të shpejtë për rastet urgjente
✔️ Shërbim më efikas dhe të sigurt për të gjithë

🙏 Faleminderit për mirëkuptimin!/Lajmi.net/