Emergjenca e QKUK-së në 24 orët e fundit: 343 pacientë, 2 raste me armë zjarri dhe 2 vdekje

Brenda 24 orëve të fundit, 343 shërbime mjekësore janë ofruar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas të dhënave janë realizuar: Reanimim – 88 pacientë; Trajtime në Emergjencën Kirurgjike – 46 pacientë; Trajtime në Emergjencën Internistike – 108 pacientë; Trajtime në Emergjencën Ortopedike – 72 pacientë; Shërbime në Sallën e Vogël…

Lajme

06/08/2026 10:23

Brenda 24 orëve të fundit, 343 shërbime mjekësore janë ofruar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas të dhënave janë realizuar:

Reanimim – 88 pacientë;

Trajtime në Emergjencën Kirurgjike – 46 pacientë;

Trajtime në Emergjencën Internistike – 108 pacientë;

Trajtime në Emergjencën Ortopedike – 72 pacientë;

Shërbime në Sallën e Vogël – 29 pacientë;

Nga rastet e trajtuara sipas natyrës së lëndimeve:

Me armë zjarri 2;

Me armë të ftohta 1;

Persona të përfshirë në përleshje fizike – 4 raste;

Persona të lënduar në aksidente trafiku: 47 raste;

Intoksikime 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 36 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme. Ndërsa janë regjistruar 2 raste të vdekjeve .