Ëmbëlsirë me krem karamele
Sot do ju tregojmë për ëmbëlsirën me krem karamele, e cila është shumë e lehtë për tu përgatitur dhe është shumë e shijshme.
Lifestyle
Përbërësit
4 vezë
100 gr sheqer
100 gr gjalpë
70 gr miell
30 gr kakao
¼ Pluhur pjekje
Për krem
4 vezë
200 ml Krem
300 ml qumësht të kondensuar
Hapat
1
Së parim tundim vezët me sheqer, më pas e shtojmë gjalpin e zbutur, në fund miellin, pluhurin për pjekje dhe kakaon.
2
Këtë masë e vendosim në tepsi, e pjekim pak derisa sipërfaqja të forcohet, ndërkohë vezët i tundim me qumështin e kondensuar dhe kremin.
3
Këtë masë e shtojmë përmbi kek, i cili duhet ta ketë sipërfaqen pak të pjekur, pastaj vazhdojmë të pjekim së bashku në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 30 minuta.
4
Ju bëftë mirë!