Ëmbëlsirë e lehtë me kakao
Ëmbëlsirë që do plotësojë të gjitha nevojat tuaja për çokollatë, me një shije të hijshme kafeje.
Lifestyle
Përbërësit:
- 150 gr margarinë
- 2 vezë
- 1 gotë e gjysmë sheqer
- 150 ml qumësht
- 1 pluhur për pjekurina
- 1 vanil sheqer
- 3 lugë gjelle kakao
- 2 gota miell
Përbërësit për glazurën:
- 50 gr margarinë
- 2 lugë të vogla nesscaffe
- 2 lugë kakao
- 1 vanil sheqer
- 1 gotë e gjysmë sheqer pluhur
- P.S. Gota duhet të ketë masën 2dl
Përgatitja:
Shkrijmë margarinën.Vezët i rrahim me sheqer. Pastaj përziejmë të gjithë përbërësit e tjerë.
Fusim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë rreth 200*C rreth 15 minuta.
Përgatitja e glazurës:
Shkrijmë margarinën, i shtojmë sheqerin, vanil-sheqerin, kakaon dhe e perziejmë mirë. Mbi e dekorojmë me kokos ose arra.
Ju bëftë mirë!