Ëmbëlsirë 6-minutëshe

Shija e gjalpit të kikirikut shumicën e njerëzve i bën të papërmbajtshëm ndaj saj, është një përbërës i shkëlqyer për një shumëllojshmëri të ëmbëlsirave dhe kjo recetë është njëra nga verzionet e shpejta dhe të shijshme, ku si përbërës kryesor është gjalpi i kikirikut.

Lifestyle

19/10/2015 21:35

Nevojitet:
1 gotë gjalpë i shkrirë,
2 gota biskota të bluara,
2 gota sheqer,
4 lugë gjalpë kikiriku,
1 ½ pjesë të çokollatës.

Përgatitja:
1. Në një enë përzieni gjalpin e shkrirë, biskotat e bluara, sheqerin dhe gjalpin e kikirikut derisa të gjithë përbërësit të kombinohen mirë.

2. Shkrini çokollatën në ujë të valuar apo në mikrovalë dhe me mbetjen e gjalpit të kikirikut, përzieni dhe hidhni në masën e mëparshme të përgatitur.

3. Preni ëmbëlsirën në copa apo katrorë të vegjël, dhe lëreni për rreth një orë në frigorifer. /kuzhinashqiptare