Ëmbëlsira fatale japoneze, nëntë të ngufatur

Nëntë persona janë ngufatur në Japoni duke hëngër ëmbëlsirën tradicionale Mochi, e cila përgatitet nga një lloj i posaçëm i orizit ngjitës. 

Bota

04/01/2015 11:07

Si raportojnë mediet japoneze, 18 persona janë transportuar për në spitale pas konsumimit të kësaj lloj ëmbëlsire, nga të cilët tre kanë vdekur, deklaroi zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës në Tokio.

Gazeta me tirazh disa milionësh, Jomiuri Shimbun shkruan se nëntë persona kanë vdekur anembanë Japonisë, derisa 13 persona janë në gjendje të rëndë. .

Gjatë festës së Vitit të Ri, japonezët gatuajnë gjella tradicionale, ndër të cilat edhe supën “ozuni”, në të ciën pastaj ngjyhet ëmbëlsira e bërë nga orizi special ngjitës.

Ndihma e shpejtë ka ftuar popullatën, veçmas fëmijët dhe të moshuarit, që ta presin këtë ëmbëlsirë në pjesë më të vogla para se t’i konsumojnë.

Na kjo ëmbëlsirë çdo vit në Japoni regjistrohen viktima.