Eman Rrahmani thotë se Koalicioni për Familjen po sulmohet nga të gjitha anët

Lideri i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani ka kritikuar eksponentët e partive politike kundërshtare për përhapje të propagandës ndaj subjektit politik që ai drejton. “Vetëvendosja po thotë se Koalicioni për Familjen është dorë e zgjatur e PDK-së, PDK-ja po na thotë se jemi dorë e zgjatur e Vetëvendosjes, LDK-ja herë po thonë se jemi dorë…

Lajme

07/02/2025 14:43

Lideri i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani ka kritikuar eksponentët e partive politike kundërshtare për përhapje të propagandës ndaj subjektit politik që ai drejton.

“Vetëvendosja po thotë se Koalicioni për Familjen është dorë e zgjatur e PDK-së, PDK-ja po na thotë se jemi dorë e zgjatur e Vetëvendosjes, LDK-ja herë po thonë se jemi dorë e zgjatur e VV-së e herë e PDK-së. Por e vërteta është se ne jemi dorë e zgjatur e qytetarëve. Kemi dalë si listë nga populli dhe përfaqësojmë më së miri popullin”, është shprehur Rrahmani.

Kujtojmë se Koalicioni për Familjen është subjekt i ri, por në bazë të fushatës së deritanishme, duket se do të jetë befasia e zgjedhjeve të shkurtit.

Ky subjekt politik po merr mbështetje të fuqishme nga qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa në sondazhet e fundit del se ka mbështëtjen e rreth 6.9 për qind të qytetarëve.