Eman Rrahmani publikon momente nga inaugurimi i Trump: Kauza jonë, vetëm dy gjini – pikë
Inaugurimi i Trump si president i 47-të i SHBA mori vëmendje ndërkombëtare. Të pranishëm në këtë inaugurim ishin figura të larta shtetërore nga e gjithë bota, e në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe bartësi i listës së “Koalicionit për Familjen”, Eman Rrahmani. Rrahmani përmes një postimi në Facebook u shpreh krenar që mori pjesë në…
Bota
Inaugurimi i Trump si president i 47-të i SHBA mori vëmendje ndërkombëtare.
Të pranishëm në këtë inaugurim ishin figura të larta shtetërore nga e gjithë bota, e në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe bartësi i listës së “Koalicionit për Familjen”, Eman Rrahmani.
Rrahmani përmes një postimi në Facebook u shpreh krenar që mori pjesë në këtë ceremoni, teksa potencoi se është i lumtur që kauza e koalicionit të tyre, për dy gjini u miratua edhe nga presidenti, Trump.
“Jam i nderuar që isha i pranishëm në këtë ceremoni madhështore të marrjes së detyrës nga Presidenti Donald Trump. Një moment historik dhe një atmosferë e jashtëzakonshme!
Me krenari përfaqësoj vlerat dhe parimet e Koalicionit për Familjen, për të forcuar lidhjet me aleatin tonë më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Familja, tradita dhe vlerat konservatore janë themeli ynë!Ky është një hap domethënës në rrugëtimin tonë për të mbrojtur identitetin dhe të ardhmen e kombit tonë”, ka shkruar Rrahmani.
Kujtojmë që Donald Trump mori mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, teksa në zgjedhjet presidenciale mposhti kundërkanditaten, Kamala Harris./Lajmi.net/