Elvana Gjata tregon diçka nga jeta private (Foto)

Një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare Elvana Gjata, gjithmonë ka ditur të ruajë privatësinë e saj.

ShowBiz

15/05/2016 22:42

Muzika gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë primare për Elvanën e cila nuk është kurrë pjesë e skandaleve, apo të flitet për jetën private, shkruan lajmi.net.

Mirëpo këngtarja e hitit “Love me” ka befasuar sot, duke zbuluar një detaj nga jeta e saj private.

Ajo në Snapchat ka publikuar një dedikim ku shkruhet “Të përkas ty” dhe menjëherë pas kësaj fotografie ajo ka hedhur një fotografi të nënës së saj, që nënkupton se dedikimi është për të.

Kjo gjë ndodh shumë rrallë pasi këngëtarja nuk publikon fotografi të prindërve, vetëm në ndonjë rast shumë të veçantë.

Elvana është shumë e rezervuar kur pyetet për jetën private, gjë të cilën vazhdon ta mbrojë fuqishëm dhe të mos jap asnjë informacion që mediat të shkruajnë për këtë pjesë./Lajmi.net.