Elvana Gjata reagon pas akuzave që ju bënë: Jam sulmuar me lajme të pavërteta

Kohët e fundit rrjeti po zien për këngëtaren e njohur Elvana Gjata, me aludimet se ajo është në një lidhje të re por edhe ato se ajo është e përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme. Duket se tashmë ka vendosur të reagojë edhe vet Elvana e cila ka bërë një postim në llogarinë e saj në…

ShowBiz

09/10/2024 10:49

Kohët e fundit rrjeti po zien për këngëtaren e njohur Elvana Gjata, me aludimet se ajo është në një lidhje të re por edhe ato se ajo është e përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme.

Duket se tashmë ka vendosur të reagojë edhe vet Elvana e cila ka bërë një postim në llogarinë e saj në “X”, dhe “Instastori”, shkruan Lajmi.net.

“Nëse kohën që harxhon me urrejtje pa arsye për të tjerë, do ta ktheje në dashuri dhe punë për veten, sot do të ishe një njeri shumë më i lumtur… just open your eyes… let no one fool you”, ka shkruar ajo.

Elvana numëron mbi 200 mijë ndjekës në “X”, ndërsa në “Instagram” me miliona ku edhe rikthimi i saj përkon me pjesëmarrjen në festivalin më të madh të këngës në Eurovision. /Lajmi.net/