Elon Musk tregon sa orë duhet të punojnë njerëzit në javë për të ndryshuar botën

Elon Musk tha të hënën nëpërmjet Twitter se njerëzit duhet të punojnë nga rreth 80 në mbi 100 orë në javë për të "ndryshuar botën".

Fun

24/12/2018 22:51

“Ka shumë mënyra për të arritur, por askush nuk ka ndryshuar botën në 40 orë punë në javë,” tha Musk, duke iu referuar tri kompanive – Tesla, SpaceX dhe Neuralink, transmeton lajmi.net.

Kur u pyet nga një përdorues i Twitter për numrin e orëve që ai duhet të punojë çdo javë për të “ndryshuar botën”, Musk u përgjigj se mund të shkojë nga rreth 80 në mbi 100 sosh.

“Kjo ndryshon nga personi në person, por rreth 80 orë janë të mjaftueshme, duke kapërcyer mbi 100 të tilla herë-herë. Nivelet e dhimbjes rriten në mënyrë eksponenciale mbi 80 orë,” tha ai.

Musk tha në një intervistë me Recode të botuar në nëntor se ai punonte 120 orë në javë, ndërsa “të gjithë” në Tesla punonin 100 orë në javë herë pas here këtë vit, pasi Tesla ngriti prodhimin e modelit të saj në 3 sedan. Ai sugjeroi se orët e gjata ishin të nevojshme që Tesla të mbijetonte.

“Nuk kishte ndonjë mënyrë tjetër për ta arritur këtë,” tha ai.

Punonjësit e Tesla e kanë përshkruar punën e orëve të gjata për Business Insider. Disa punonjës kanë thënë se orët e zgjatura ishin mjaft lodhëse për ta, ndërsa disa kanë thënë se preferojnë të punojnë 70 ose më shumë orë në javë. /Lajmi.net/