Elon Musk thotë se ndërprerja e X erdhi pas “sulmit masiv kibernetik”
Platforma e mediave sociale X u bllokua për gati 12,000 përdorues të hënën dhe pronari i saj Elon Musk tha se ndërprerja ishte rezultat i një sulmi kibernetik. “Pati (dhe ende vazhdon) një sulm masiv kibernetik kundër (platformës) X. Ndaj nesh ka sulme çdo ditë, por këtë radhë është bërë me shumë mbështetje, ose nga…

Bota
Platforma e mediave sociale X u bllokua për gati 12,000 përdorues të hënën dhe pronari i saj Elon Musk tha se ndërprerja ishte rezultat i një sulmi kibernetik.
“Pati (dhe ende vazhdon) një sulm masiv kibernetik kundër (platformës) X. Ndaj nesh ka sulme çdo ditë, por këtë radhë është bërë me shumë mbështetje, ose nga një grup i madh, i koordinuar dhe/ose një vend”, shkruante Musk në një postim.
Një burim në industrinë e infrastrukturës së internetit tha se X ishte prekur nga disa ndërprerje shërbimit duke filluar nga orët e mëngjesit.
Burimi foli në kushte anonimiteti pasi personi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për këtë çështje. Bllokimi shkaktohet kur faqe të shumta interneti vënë në shënjestër një platformë duke shtuar artificialisht trafikun.
X po përballej me ndërprerje sipas ‘Downdetector’, duke u mohuar 11,745 përdoruesve në SHBA nga qasja në platformë.
Numri i ndërprerjeve të raportuara u rrit në rreth 26,579, treguan të dhënat e dorëzuara nga përdoruesit në faqen e internetit që regjistron ndërprerjet.
Më herët gjatë ditës numri arriti në një moment deri në 40,000. /VOA