Elon Musk: Kanadaja nuk është shtet i vërtetë
Më shumë se 250 mijë qytetarë dhe banorë kanadezë kanë nënshkruar një peticion, ku kërkohet që Elon Muskut t’i hiqet shtetësia kanadeze. Lidhja e Muskut me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili planifikon të vendosë një tarifë prej 25 për qind për të gjithë importet kanadeze muajin e ardhshëm dhe që ka folur për Kanadanë…

Bota
Më shumë se 250 mijë qytetarë dhe banorë kanadezë kanë nënshkruar një peticion, ku kërkohet që Elon Muskut t’i hiqet shtetësia kanadeze.
Lidhja e Muskut me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili planifikon të vendosë një tarifë prej 25 për qind për të gjithë importet kanadeze muajin e ardhshëm dhe që ka folur për Kanadanë si shtetin e 51-të të Amerikës, “është kundër interesave kombëtare të Kanadasë”, thonë ata që kanë iniciuar peticionin.
Ky miliarder i teknologjisë, shtetas i Afrikës së Jugut, Kanadasë dhe SHBA-ve, është bërë një nga aleatët më të dukshëm të Trumpit që kur presidenti i 47-të nisi mandatin e dytë muajin e kaluar.
“Ai ka përdorur pasurinë dhe pushtetin për të ndikuar në zgjedhjet tona. Tani ai është bërë pjesë e një qeverie të huaj që po përpiqet të fshijë sovranitetin kanadez”, thonë ata që kanë nënshkruar peticionin.