Elliot Engel i reagon Trumpit: Luftën në Kosovë e përfundoi Clintoni e NATO, jo ju
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po kritikohet ashpër për deklaratat e tij në fushatë zgjedhore, ku duke përmendur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, të njëjtës po i referohet si “përfundim i një lufte 400-vjeçare” mes këtyre dy vendeve.

Lajme
Edhe udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Elliot Engel, i ka reaguar presidentit amerikan në lidhje me këtë, shkruan lajmi.net.
Ai ia ka rikujtuar Trumpit se lufta në Kosovë ka përfunduar para dy dekadash, dhe se sipas tij, meritor për të janë ish-presidenti, Bill Clinton dhe NATO.
“I dashur president Donald Trump, lufta në Kosovë ka përfunduar dy dekada më parë, më 1999. Ju nuk e përfunduat atë. Presidenti Bill Clinton dhe NATO e kanë përfunduar atë”, ka shkruar Engel. /Lajmi.net/
Dear President @realDonaldTrump,
The #Kosovo War ended over two decades ago, in 1999.
You didn’t end it.
President @BillClinton and @NATO did.
Sincerely,
Chairman @RepEliotEngelhttps://t.co/HEA9cay0XG
— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) October 30, 2020