Ellen i bashkohet iniciativës së Leonardo Di Caprios, dhuron 1 milionë dollarë për luftimin e urisë në këtë kohë pandemie

Ellen i është bashkuar fushatës së aktorit Di Caprio, dhe fton edhe të tjerët të ndihmojnë me donacione.

ShowBiz

17/04/2020 10:53

Leonardo Di Caprio ka nisur një iniciativë për grumbullimin e 100 milionë dollarëve për të luftuar urinë në këtë kohë pandemie, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dhe kësaj fushate i është bashkëngjitur edhe Ellen Degeneres , duke dhuruar një milionë dollarë, dhe fton edhe artistët e tjerë për të bërë njëjtë.

“Mua më pëlqejnë shumë sfidat, ndaj kushdo që do dhurojë minimalisht 25 dollarë në fushatë ka mundësinë të fitojë të drejtën për të prezantuar bashkë me mua, për të qëndruar në skenë, në passkenë, për të parë mënyrën si punojnë. Të jetë pjesë e monologut tim dhe intervistës me të ftuarit VIP. Pastaj Andy do ta çojë në shtëpi”, tha moderatorja.