Eliza Hoxha flet për artin, kulturën, gratë, të rinjtë, angazhimin dhe synimet e saj në politikë

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka dhënë një intervistë për lajmi.net ku ka folur rreth shumë çështjeve të ndryshme.

Lajme

28/09/2019 20:04

Hoxha, në intervistën e dhënë për lajmi.net ka folur rreth aderimit të saj në Partinë Demokratike të Kosovës dhe idenë e saj për t’u përfshirë në politikë.

Ajo ka treguar për lajmi.net se tash e 10 vite ka pasur oferta nga parti të ndryshme politike në Kosovë, por se ajo është bindur nga PDK-ja dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, shkruan lajmi.net.

Kandidatja për deputete, Eliza Hoxha ka folur edhe rreth fuqizimit dhe përfaqësimit të grave në jetën publike që e ka konsideruar si jashtëzakonisht të rëndësishme.

YouTube player

“Si e para do të ketë lehtësia për bizneset që udhëhiqen nga gratë, po ashtu tek mosha e shtyer, krijimi i hapësirave për gratë pensioniste, e dyta, gratë edhe në ekonominë e dijes dhe inovacionit sepse kemi shumë gra dhe vajza që janë shumë të zonja. Prandaj fuqizimi i gruas edhe në aspektin ekonomik, e përfaqëson gruan dhe ia mundëson ta organizoj vetën sipas dëshirave të saj”, tha Hoxha.

Hoxha tha se nëse e merr besimin e qytetarëve do të jetë zëri i qytetarëve të cilët nuk kanë zë, duke theksuar faktin se ka qenë zëri i tyre edhe nëpërmjet artit, ndërsa kjo dëshirë e saj për të qenë krah këtyre kategorive të njerëzve, me përfshirjen e saj në politikë kjo do të bëhet obligim për të dhe ka premtuar se nuk do t’i tradhtoj ato kategori.

Hoxha tha gjithashtu se PDK ka në fokus edhe rininë e vendit, duke shtuar se të rinjtë janë kapitali më i madh që e ka Kosova, dhe ky kapital duhet të vihet në funksion.

Hoxha ka folur edhe për planifikimin hapësinor, mjedisin dhe arkitekturën duke thënë se pavarësisht kaosit i cili është evident, gjithçka mund të kthehet mbarë nëse bëhen hapat e duhur në kurimin e hapësirave publike dhe ndërtimeve.

Rreth artit dhe kulturës, Hoxha ka thënë se është punuar në shumë drejtime nën mandatet e ministrave Memli Krasniqi dhe Kujtim Gashi në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por sipas saj mund të bëhet ende më shumë në këtë fushë.

Këto e shumë tema të tjera rreth turizmit kulturor, temave të mëdha me të cilat përballet Kosova, koalicioneve pas-zgjedhore mund t’i ndiqni në intervistën e plotë të kandidates për deputete Eliza Hoxha për lajmi.net: