Elita Rudi dhe Bekim Balaj me të njëjtën këmishë (FOTO)

Prej kohësh flitet për një histori dashurie midis futbollistit të Kombëtares Bekim Balaj dhe prezantueses nga Kosova, Elita Rudi.

ShowBiz

05/01/2016 14:46

Dyshimet për lidhjen e tyre kanë ardhur pikërisht nga fotot e secilit.

Ata janë parë teksa pozojnë shpesh në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë. Edhe fotografitë e tyre më të fundit sjellin konfirmimin.

Balaj dhe Rudi pozojnë brenda një vile, dhe mbajnë të veshur të njëjtën këmishë. Pra shihet qartë se këto ditë festash ata po i shijojnë bashkë.

Dy të rinjtë, njihen për lidhjet e tyre të mëparshme, Elita me një tjetër sportist e Bekimi po ashtu me një prezantuese./who

Untitled