Eliminimi shokues nga Bologna, Inzaghi: Nuk ishim mësuar të na përmbysnin, jemi të zhgënjyer

Bologna ka eliminuar Interin nga Kupa e Italisë, duke e mposhtur me përmbysje, të mërkurën mbrëma. Bologna fitoi me rezultat 2:1, me dy gola të shënuar në vazhdime, përcjell lajmi.net. “Ka shumë zhgënjim, e drejtuam ne ndeshjen dhe, qartësisht, e meritonim fitoren, por futbolli është i tillë, do të na shërbejë si leksion. Nuk ishim…

Sport

21/12/2023 09:42

Bologna ka eliminuar Interin nga Kupa e Italisë, duke e mposhtur me përmbysje, të mërkurën mbrëma.

Bologna fitoi me rezultat 2:1, me dy gola të shënuar në vazhdime, përcjell lajmi.net.

“Ka shumë zhgënjim, e drejtuam ne ndeshjen dhe, qartësisht, e meritonim fitoren, por futbolli është i tillë, do të na shërbejë si leksion. Nuk ishim mësuar të na përmbysnin. Djemtë nuk janë të lumtur pas një ndeshjeje të shkëlqyer para tifozëve tanë. Dëshiruam çerekfinalet, por nuk i arritëm”, tha Inzaghi për mediat italiane.

Kësisoj, Rossoblu do të përballet me Fiorentinën në çerekfinale muajin e ardhshëm dhe Interi do të largohet pas fitimit të këtij trofeu dy vjet radhazi.

Pavarsishtë se Inter pati një penallti, koha e rregull përfundoi pa gola.

Interi morri epërsinë në fillim të kohës shtesë me anë të Carlos Augusto, por gola nga Sam Beukema dhe Dan Ndoye ia dhan fitoren Bolognas./Lajmi.net/