Eliminimi i Bayern nga CL, Nagelsmann nuk ndihet i rrezikuar

Julian Nagelsmann ka dhënë komentet e tij pas eliminimit nga Champions League.

Sport

13/04/2022 09:30

Trajneri i bavarezëve ka thënë se gjithçka shkoi mbrapsht për ta nisur nga ndeshja e parë.

Sa i përket të ardhmes së tij, ai ka bërë të qartë se nuk ndihet i rrezikuar se eliminimi mund të sjell gjëra më të këqija.

“Nuk bëmë mirë në ndeshjen e parë. E dinim se Villarreal dinë të mbrohen dhe e treguan këtë ndaj Juventus. Humbëm golin e dytë, nëse shënonim, kualifikoheshim”, ka thënë Nagelsmann, transmeton lajmi.net.

“Presingu ishte i mirë, ne ishim të mirë në mbrojtje, por nuk ka vlerë sepse u eliminuam. Sezon i pamjaftueshëm për Bayernin. Gjysmëfinalja ishte minimumi që synonim”, shtoi trajneri i Bayern.

“Ne kishim 68% posedim. Nëse ata mbrohen me tetë lojtarë, është e vështirë të futesh në lojë. Goli ishte tipik i tyre, që shënohet nga rikuperimi i topin në tranzicion, është pjesë e lojës, është mentalitet spanjoll. Nuk mendoj se humbja sjell gjëra më të këqija”, ishin fjalët e gjermanit.

Bayerni tashmë mbetet me objektiv vetëm te Bundesliga, pasi u eliminua nga Champions League. /Lajmi.net/