Eliminatoret Euro 2020: Këto janë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të luajtura sot
Kanë përfunduar të gjitha tetë ndeshjet që ishin paraparë të luheshin sot, në kuadër të eliminatoreve të kampionatit evropian 2020.
Sport
Është interesant fakti se në asnjë nga këto tetë ndeshje nuk ka përfunduar pa fitues, shkruan lajmi.net.
Ndeshja e parë e luajtur ishte ajo mes Gjeorgjisë dhe Zvicrës, e luajtur me fillim nga ora 15:00, ku zviceranët fituan me rezultatin 0:2.
Vlejnë të përmenden edhe fitoret e Italisë dhe Spanjës, të cilat nuk lejuan befasinë në xhiron e parë të grupeve përkatëse.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha rezultatet e ndeshjeve të luajtura sot.
Gjeorgji 0:2 Zvicër
Gjibraltar 0:1 Irlandë
Maltë 2:1 Ishujt Faroe
Suedi 2:1 Rumani
Spanjë 2:1 Norvegji
Bosnja dhe Hercegovina 2:1 Armenia
Itali 2:0 Finlandë
Lihtenshtajn 0:2 Greqi /Lajmi.net/