Elezi tregon sa subjekte politike kanë dorëzuar listat për deputetë
Valmir Elezi ka deklaruar në një lidhje direkte në emisionin Gazeta se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon aktivitetet dhe procedurat zgjedhore në përputhje me afatet ligjore dhe rregullat në fuqi. Ai ka theksuar se KQZ-ja mbetet e përkushtuar për një proces transparent dhe të rregullt, duke potencuar se të gjitha veprimet po zhvillohen sipas…
Lajme
Valmir Elezi ka deklaruar në një lidhje direkte në emisionin Gazeta se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon aktivitetet dhe procedurat zgjedhore në përputhje me afatet ligjore dhe rregullat në fuqi.
Ai ka theksuar se KQZ-ja mbetet e përkushtuar për një proces transparent dhe të rregullt, duke potencuar se të gjitha veprimet po zhvillohen sipas planifikimeve dhe dispozitave ligjore që lidhen me administrimin e zgjedhjeve.
Sipas Elezit, fokusi kryesor i institucionit është ruajtja e integritetit të procesit zgjedhor, përfshirë administrimin e votave, numërimin dhe respektimin e procedurave që garantojnë besueshmëri dhe transparencë.
“Procesi zgjedhor zhvillohet në bazë të afateve dhe procedurave të parapara me ligj”, është një nga mesazhet që përcolli zëdhënësi i KQZ-së./Lajmi.net/