Elezi për përçarjet brenda VV-së: Problemi qëndron se s’duan që Konjufca të jetë sërish kryekuvendar- s’e përballuan që shkoi tek familja Thaçi

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, deklaroi se deri më tani nuk ka pasur asnjë takim mes PDK-së dhe LVV-së për krijim të qeverisë. Ai theksoi se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka përçarje. “Problemi kryesor në LVV është pozita e kryetarit të Kuvendit dhe Glauk Konjufca. Ka përçarje sepse aty mendojnë se nuk duhet të jetë sërish…

Lajme

28/03/2025 15:06

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, deklaroi se deri më tani nuk ka pasur asnjë takim mes PDK-së dhe LVV-së për krijim të qeverisë.

Ai theksoi se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka përçarje.

“Problemi kryesor në LVV është pozita e kryetarit të Kuvendit dhe Glauk Konjufca. Ka përçarje sepse aty mendojnë se nuk duhet të jetë sërish Glauk Konjufca dhe fakti që i njëjti shkoi në vizitë në familjen Thaçi, këtë s’e përballon politika e LVV-së, e cila ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga ai”, deklaroi Elezi.

Ai po ashtu theksoi se prishjet e raporteve janë të mëhershme, por se Konjufca në fakt tani i tregoi se ‘unë jam ky dhe kështu veproj, nuk jam gjithmonë personi i cili i rri gatitu partisë’.

“Të jeni të sigurt, po flas nga burime shumë mirë afër dy palëve, edhe më herët, para më shumë se një viti ka pasur një përplasje mes kryetarit të kuvendit dhe kryeministrit, po ajo është menaxhuar”,tha Elezi në KlanKosova.

“Tani vet mënyra e zvarritjes së certifikimit të zgjedhjeve dhe mënyra se si ka komunikuar deri më tani kryeministri, janë informacione publike të qarta qe qeveria aktuale nuk i ka votat. Përpjekjet e LVV-së kanë qenë për të bërë qeverinë. Tani kjo parti po provon t’i përdorë mjetet tjera ligjore, siç është bllokimi e shtyrja sa më shumë e zgjedhjes së qeverisë”, theksoi eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.