Elezi: 2.450 vendvotime të përpunuara, vazhdon numërimi i votave nga diaspora

Procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ku është duke u përpunuar një pjesë e madhe e vendvotimeve brenda dhe jashtë Kosovës. Zëdhësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se në QKN në gjithë vendin janë proceduar 2 mijë…

Lajme

13/06/2026 11:30

Procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ku është duke u përpunuar një pjesë e madhe e vendvotimeve brenda dhe jashtë Kosovës.

Zëdhësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se në QKN në gjithë vendin janë proceduar 2 mijë e 450 nga 2 mijë e 498 vendvotime, apo 98.08 për qind e tyre. Në Prishtinë janë përpunuar 214 nga 262 vendvotime, shkruan lajmi.net.

Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe votimi përmes postës.

Sa i përket votimit në përfaqësi diplomatike, ai është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme. Nga 27 mijë  e 724 shtetas të regjistruar për votim, kanë votuar 22 mijë e 860 qytetarë, apo 82.46 për qind.

“Deri më tani (sot, 13 qershor 2026, ora 09:00) janë numëruar 46 nga 47 vendvotimet e përfaqësive diplomatike. Më 6 qershor 2026, votimi u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22,860 apo 82.46%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi”, ka deklaruar Valmir Elezi.

Ndërkohë, në QNR ka filluar edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës, i cili është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, në 23 kuti postare të KQZ-së, me rreth 105 mijë qytetarë të regjistruar për votim.

Zarfet me fletëvotime, pas procesit të vlerësimit, janë sistemuar sipas komunave prej nga vijnë votuesit.

Gjithashtu po vazhdon edhe vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora. Deri në përfundim të ditës së djeshme janë trajtuar mbi 60 mijë pako, prej të cilave 59 mijë e 973 janë aprovuar ndërsa 2 mijë e 244 janë refuzuar. Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit është mungesa e dëftesës së regjistrimit. /Lajmi.net/