Elezaj: Rrugët në Klinë aktualisht të gjitha të kalueshme për qarkullim

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se pas reshjeve të fundit të borës, kompania e kontraktuar nga komuna ka nisur menjëherë punimet për pastrimin e rrugëve që janë në përgjegjësi të komunës. Derisa sipas tij, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente është duke e monitoruar vazhdimisht situatën në terren. Aktualisht, Elezaj thotë se të…

Lajme

08/01/2026 13:50

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se pas reshjeve të fundit të borës, kompania e kontraktuar nga komuna ka nisur menjëherë punimet për pastrimin e rrugëve që janë në përgjegjësi të komunës. Derisa sipas tij, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente është duke e monitoruar vazhdimisht situatën në terren.

Aktualisht, Elezaj thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht në të gjithë territorin e komunës.

“Ekipet janë të angazhuara maksimalisht për të siguruar pastrimin e plotë të rrugëve dhe funksionimin normal të komunikacionit në të gjitha lokalitetet”.

“Pastrimi i borës po realizohet me prioritet në zonat ku nevoja është më e madhe, si në Sferkë, Qupevë, Volljakë, Shtupel, Gjurgjevik, ndërsa punimet do të vazhdojnë edhe në fshatra të tjera”, ka shkruar i pari i Klinës në Facebook.

Ai apeloi te qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit dhe u rekomandoi drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe rregullat e trafikut.