Elbert Krasniqi: Unë votoj për Nenad Rashiqin

Deputeti Elbert Krasniqi, ka thënë se do ta mbështesë kandidaturën e Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. “Unë votoj për Nenad Rashiqin, në momentin që atij i vjen rendi,” , deklaroi Krasniqi para fillimit të vazhdimit të seancës. LVV-ja ka theksuar sërish se nuk do ta votojë asnjë deputet të Listës Serbe, partisë…

Lajme

10/10/2025 10:29

Deputeti Elbert Krasniqi, ka thënë se do ta mbështesë kandidaturën e Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Unë votoj për Nenad Rashiqin, në momentin që atij i vjen rendi,” , deklaroi Krasniqi para fillimit të vazhdimit të seancës.

LVV-ja ka theksuar sërish se nuk do ta votojë asnjë deputet të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për pozitën e nënkryetarit.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se nënkryetar nga komuniteti serb duhet të zgjedhet Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

“Rashiq i mori 56 vota [në seancën e kaluar], nevojiten edhe 5 vota nga 52 deputetët shqiptarë”, tha Murati.