El Sharawy gati të bashkohet me Romën
Futbollisti i Shanghai Shenhua Stephan El Sharaawy ndodhet në Romë dhe është gati të rikthehet tek gjiganti italian.
Sport
Stephan El Sharawy është gati të rikthehet tek skuadra e Romës, transmeton lajmi.net.
Sipas “Gianlucadimarzo.com”, El Sharaawy ndodhet në Romë dhe së shpejti pritet ti bëjë testet mjekësore, ku edhe më pas pritet zyrtarizimi i tij si lojtari më i ri i “Giallorosëve”.
El Sharaawy ishte pjesë e Romës nga viti 2016 deri në vitin 2019 ku u tranferua në Kinë. Ai ka regjistruar 93 paraqitje për klubin dhe ka shënuar 26 gola.
Sipas artikullit, futbollisti njëherë do të testohet për COVID-19, dhe në rast të rezultimit të tij negativ, atëherë ai do të zyrtarizohet si lojtar i Romës./Lajmi.net/