“El Nacional” hedh ‘bombën’: Përpos Mbappe, Real Madrid dëshiron edhe CR7

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për rikthimin e sulmuesit Cristiano Ronaldo nga Man United në verën e ardhshme.

Sport

07/02/2022 09:14

Portugezi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave te Real Madrid, ku ka shënuar plotë 450 gola në 438 ndeshje, transmeton lajmi.net.

Sensacioni Ronaldo ka ndihmuar “Los Blancos” të fitojnë katër herë Ligën e Kampionëve dhe ndoshta mund të ndodh rikthimi në verën e ardhshme.

Sipas “El Nacional”, Ronaldo ndihet se nuk do jetë në planet e trajnerit Ralf Rangnick për sezonin e ardhshëm dhe ka kërkuar nga agjenti Jorge Mendes ta rikthejë në Madrid.

PSG mund të jetë një tjetër opsion për Ronaldon, por që mund të ndodh vetëm nëse Lionel Messi largohet nga “Parku i Princave”.

Real Madrid ka plane të mëdha për në verë, ngase përpos transferimit të Kylian Mbappe, do negociojnë edhe rikthimin e portugezit.

Ronaldo është duke kaluar një edicion të mirë, ku ka shënuar 14 gola në 24 ndeshje në të gjitha garat./Lajmi.net/