“El Clasico” për Mustafin
Real Madrid, Barcelona por edhe Bayern Munich janë në garë për transferimin e mbrojtësit të Valencias, Shkodran Mustafi.

Sport
Real Madrid dhe Barcelona janë në garë për transferimin e mbrojtësit të Valencias, Shkodran Mustafi.
Reprezentuesi gjerman kërkohet edhe nga Bayern Munich, ka bërë të ditur portali “Transfermarkt.de”, përcjell “Lajmi.net”.
Futbollisti shqiptar mund të largohet nga Valencia pas përfundimit të këtij sezoni. Atletico Madrid po ashtu ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Por, Real Madrid e Barcelona, së bashku me Bayern Munichun konsiderohet si favorit për angazhimin e tij për sezonin e ri.