El Chiringuito thërret një eksperte të komunikimit jo-verbal për të analizuar mimikat e Mbappes në intervistën e fundit

Programi televiziv spanjoll, El Chiringuito ka shkuar një hap më tej për ta analizuar transferimin e Mbappes tek Real Madridi.

Sport

30/07/2021 15:15

El Chiringuito kishte thirrur në emisionin e tyre një eksperte të komunikimit jo-verbal për ta analizuar intervistën e fundit të Kilyan Mbappes, transmeton lajmi.net.

Mbappe ishte duke dhënë intervistë bashkë me Neymar Jr, kishte deklaruar se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në.

Por, në analizën e saj, ekspertja spanjolle tregon se Mbappe në të vërtetë me komunikimin e tij jo-verbal po tregon që nuk e dëshiron një gjë të tillë. Sipas saj, gjuha trupore dhe emocionale e Mbappes tregon emocione negative dhe jo të vërteta lidhur me deklaratat e tij.

“Ëndrra ime më e madhe do të ishte të fitoja Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain, kjo do të ishte shumë mirë”, kishte deklaruar Mbappe ku u analizua nga ekspertja./Lajmi.net/