El Chiringuito: Dembele tashmë i ka treguar Xavit që largohet në verë

E ardhmja e sulmuesit Ousmane Dembele duket që do jetë larg Barcelonës.

Sport

06/12/2021 09:44

Francezit i skadon kontrata në verë, ndërsa nuk është i kënaqur me ofertën që i ka bërë Barcelona për rinovim, transmeton lajmi.net.

Disa klube të Premierligës kanë ofruar shumë para për yllin francez dhe duket që kjo e ka bindur të vendos për largimin nga “Camp Nou”.

Televizioni spanjoll “El Chiringuito” ka raportuar se Dembele tashmë i ka treguar Xavit që në verë largohet nga Barcelona.

Ndërkohë, francezi është rikthyer nga lëndimi dhe është duke luajtur si titullar te blaugranasit, ku pritet të jetë nga minuta e parë edhe kundër Bayern Munichut.

Sa i përket klubeve të interesuara, Newcastle United, Manchester United dhe Liverpool raportohet se e duan, bashkë me gjigantin italian, Juventus./Lajmi.net/