Ekzekutohet 55 vjeçari, në vitin 2001 kishte vrarë një 19 vjeçare

David Zink, një 55 vjeçar i cili kishte dhunuar seksualisht Amanda Morton para se ta lidhte për një pemë dhe ta vriste është dënuar vdekje.

Bota

15/07/2015 17:10

Ai është dënuar me vdekje nga autoritetet e burgut në afërsi të Bonne Terre, në jug të St Louis, vetëm disa orë pasi që lutjet e tij për falje ishin hedhur poshtë nga gjykata e lartë e këtij vendi. Vetëm pak çaste pasi që guvernatori Jay Nixon kishte refuzuar kërkesën e tij për mëshirë, ai është ekzekutuar në burgun që qëndronte. Injektimi vdekjeprurës filloi në 07:33 ndërsa ai vdiq në orën 07:41, shkruan The Guardian.

Zink është fajësuar dhe dënuar me vdekje për krimin që kishte bërë me vrasjen e Amanda Morton në vitin 2001. Autoritetet thonë se Zink ka rrëmbyer vajzën 19 vjeçare pasi që ka goditur veturën e saj nga prapa, përgjatë një rruge teksa ajo po shkonte për ta vizituar një shoqe, transmeton lajmi.net

Zink ishte liruar nga burgu i Texasit vetëm pak muaj para se ta bënte krimin në vitin 2001 pasi vuajti dënimin prej 20 vjetëve mbi fajësimin e rrëmbimit dhe ikjes. Duke u frikësuar se goditja që i shkaktoi veturës së vajzës mund ta dërgonte sërish në burg ai e rrëmbeu dhe e dërgoi në motel.

“Nëse un mendoj se ti do të kërcënosh lirinë time, atëherë në mendjen time shkruhet që duhet të të eliminojë”, ka thënë Zink.

Menaxheri i motelit më pas kishte parë lajmet për zhdukjen e vajzës 19 vjeçare, dhe më pas e identifikoi atë si vajza që e shoqëronte Zinkun në motelin e tij.

Zinku ishte arrestuar në shtëpinë e prindërve të tij, duke ia bërë më të lehtë rrugën policisë për ta gjetur trupin e pajetë të vajzës. Ai ka pranuar fajësinë, duke u dorëzuar të policia.

Një autopsi tregon se vajza ishte  dhunuar seksualisht, dhe se i kishte të thyer diku 8 brinjë. Zinku u bë personi i pestë që u ekzekutua këtë vit në Misuri