Ekzekutohen shtesat për mbi 400 mijë fëmijë me rritje prej 50%
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se tanimë shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50% . Murati tha se sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari këto të holla. “Vazhdojmë me punë të mira, Qeveria për Familjen”,deklaroi ai. Duhet përkujtuar që…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se tanimë shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50% .
Murati tha se sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari këto të holla.
“Vazhdojmë me punë të mira, Qeveria për Familjen”,deklaroi ai.
Duhet përkujtuar që ditë më parë, Qeveria në detyrë mori vendim për rritjen prej 50% të shtesave për fëmijë./Lajmi.net/