Ekzaminimi për Lijën e Majmunëve rritet globalisht, shfaqen raste të tjera jashtë Afrikës

Përpjekjet e mbikëqyrjes kundër Lijës së Majmunëve janë duke u rritur globalisht, pasi provat për një trajtim të ri treguan rezultate zhgënjyese kundër variantit që nxiti shpërthimin aktual. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) të premten ngriti vlerësimin e saj të nivelit të rrezikut për Lijën e Majmunëve, nga i ulët në…

Bota

17/08/2024 08:10

Përpjekjet e mbikëqyrjes kundër Lijës së Majmunëve janë duke u rritur globalisht, pasi provat për një trajtim të ri treguan rezultate zhgënjyese kundër variantit që nxiti shpërthimin aktual.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) të premten ngriti vlerësimin e saj të nivelit të rrezikut për Lijën e Majmunëve, nga i ulët në të moderuar. Vendimi erdhi pasi Suedia raportoi rastin e parë jashtë Afrikës, raporton The Guardian.

Pakistani gjithashtu ka raportuar rastin e tij të parë të mpox-it, dhe Kina ka njoftuar se do të fillojë ekzaminimin e udhëtarëve lidhur me virusin.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se nuk kishte raste të virusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreziku konsiderohej i ulët, por se ishte në proces planifikimi për t’u përgatitur për çdo rast në të ardhmen.

ECDC me bazë në Stokholm tha se më shumë raste të importuara në Evropë ishin “goxha të mundshme”.