Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë një person që po kërkohej nga INTERPOL-i për dhunim
Policia e Kosovës ka ekstraduar shtetasin kosovar nga Zvicra për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Zvicrane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Dhunim” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë. “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet…
Lajme
Policia e Kosovës ka ekstraduar shtetasin kosovar nga Zvicra për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Zvicrane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Dhunim” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësis policore nga rajoni kompetent, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim të Policisë.
Ata kanë thënë se do vazhdojnë më shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: