Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë, personi që po kërkohej përmes Interpolit për mashtrim
Një person i kërkuar është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë sot. Personi me inicialet B.Z po kërkohej përmes Interpolit për mashtrim dhe se kishte kohë që i ishte shmangur drejtësisë, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar Prishtinë, 1 prill 2026 Policia e Kosovës, me…
Lajme
Një person i kërkuar është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë sot.
Personi me inicialet B.Z po kërkohej përmes Interpolit për mashtrim dhe se kishte kohë që i ishte shmangur drejtësisë, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Prishtinë, 1 prill 2026
Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 01.04.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar B.Z. nga Zvicra për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes Interpolit me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane.
Policia e Kosovës do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit./lajmi.net/