Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë, i dyshuari për kultivim droge në Klinë
Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar në Kosovë, i dyshuar për kultivim të drogës në fshatin Sferkë të Klinës. Sipas Policisë, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. I dyshuari ishte arratisur në Shqipëri, pas zbulimit të një plantacioni të madh të drogës në këtë fshat. Më 27 shtator të…
Lajme
Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar në Kosovë, i dyshuar për kultivim të drogës në fshatin Sferkë të Klinës.
Sipas Policisë, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
I dyshuari ishte arratisur në Shqipëri, pas zbulimit të një plantacioni të madh të drogës në këtë fshat.
Më 27 shtator të vitit 2024, aksioni antidrogë kishte zbuluar dhe sekuestruar 1 mijë kilogramë drogë me vlerë 5 milionë euro.
“Lidhur me rastin, në shtetin e Shqipërisë është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dhe më pas është realizuar ekstradimi i tij në Republikën e Kosovës. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e organeve të rëndit.