Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë një person i kërkuar për dhunim
Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin nga Kroacia në Kosovë të një shtetasi kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për përfshirje në veprën penale “Dhunimi”. Sipas Policisë, ekstradimi është kryer më 15 gusht 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e…
Lajme
Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin nga Kroacia në Kosovë të një shtetasi kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për përfshirje në veprën penale “Dhunimi”.
Sipas Policisë, ekstradimi është kryer më 15 gusht 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, raporton lajmi.net
Pas mbërritjes në Kosovë, personi i ekstraduar u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë për procedura të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit dhe hetimit të veprave penale, si dhe lokalizimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit./Lajmi.net/