Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari që tentoi të vrasë një person në Kamenicë

Një i dyshuar, mashkull kosovar, është arrestuar dhe ekstraduar nga Gjermania, nën dyshimin se kishte tentuar të vrasë një person në Kamenicë. Rasti kishte ndodhur në gusht të vitit të kaluar. “Kamenicë / 08.08.2024 – 19:05. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë. Me vendim…

Lajme

17/07/2025 09:40

Një i dyshuar, mashkull kosovar, është arrestuar dhe ekstraduar nga Gjermania, nën dyshimin se kishte tentuar të vrasë një person në Kamenicë.

Rasti kishte ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

Kamenicë / 08.08.2024 – 19:05. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Por, si kishte ndodhur rasti?

Më 8 gusht të vitit 2024, rreth orës 19:05, policia pranoi informatën për të shtëna me armë në Kamenicë.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti viktimën dhe një gëzhojë të një revoleje të kalibrit 9 mm.

Viktima kishte pohuar se u sulmua fizikisht dhe me armë nga i dyshuari, që u largua me veturë në drejtim të panjohur.

Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.