Ekstradohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga Interpoli

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet e Shqipërisë për veprën penale “Kontrabandim me emigrantë”, është ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë. Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 21 gusht 2026, përmes pikës…

Lajme

21/08/2026 13:57

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet e Shqipërisë për veprën penale “Kontrabandim me emigrantë”, është ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 21 gusht 2026, përmes pikës kufitare në Vërmicë, ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Republika e Kosovës për në Shqipëri.

I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që ai kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.