Ekstradohen një palestinez dhe një kosovar, njëri nga Kosova për në Gjermani njëri nga Gjermania për në Kosovë

Policia e Kosovës, më datë 15 dhe 15 korrik ka realizuar ekstradimin e dy të dyshuarve, njërin nga Kosova për në Gjermani ndërsa tjetrin nga Gjermani për në Kosovë. Më datë 15.07.2026 është ekstraduar i dyshuari shtetas palestinez nga Kosova për në Gjermani, pasi që kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar i përfshirë në një…

Lajme

16/07/2026 10:29

Policia e Kosovës, më datë 15 dhe 15 korrik ka realizuar ekstradimin e dy të dyshuarve, njërin nga Kosova për në Gjermani ndërsa tjetrin nga Gjermani për në Kosovë.

Më datë 15.07.2026 është ekstraduar i dyshuari shtetas palestinez nga Kosova për në Gjermani, pasi që kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar i përfshirë në një grup kriminal duke kryer veprat penale të ‘Kontrabanda me emigrantë’.

Ndërsa me datën 16.07.2026 nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritete e drejtësisë së Kosovës. I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Të dy ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Gjermane. /Lajmi.net/