Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy persona që po kërkoheshin nga INTERPOL-i për kultivim të lëndëve narkotike dhe vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot kanë ekstraduar dy shqiptar nga Shqipëria për në Kosovë. Të njëjtit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi që po kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, pasi ishin të përfshirë në raste të ndara, njëri për veprën penale ‘kultivim i…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot kanë ekstraduar dy shqiptar nga Shqipëria për në Kosovë.
Të njëjtit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi që po kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, pasi ishin të përfshirë në raste të ndara, njëri për veprën penale ‘kultivim i lëndëve narkotike’, ndërsa tjetri për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre shqiptare, ndërsa pas ekstradimit të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Pejës, përkatësisht atij të Prizrenit. Policia e Kosovës nëpërmjet njësive të saj, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/