Ekstradohen nga Kosova për në ShBA dy persona – dyshohen se dëmtuan qytetarët amerikanë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar për ekstradimin e dy personave në SHBA, për t’u përballur me drejtësinë për shkak të akuzave se kanë dëmtuar qytetarë amerikanë. Ekstradimi është realizuar falë koordinimit të shkëlqyer në kuadër të Traktatit të Ekstradimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Në një njoftim të publikuar nga…

Lajme

01/04/2025 12:39

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar për ekstradimin e dy personave në SHBA, për t’u përballur me drejtësinë për shkak të akuzave se kanë dëmtuar qytetarë amerikanë.

Ekstradimi është realizuar falë koordinimit të shkëlqyer në kuadër të Traktatit të Ekstradimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Në një njoftim të publikuar nga Ambasada, theksohet se ky rast është një shembull i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet autoriteteve kosovare dhe qeverisë amerikane.

Ambasada e SHBA-së e vlerëson lartë ndihmën e vazhdueshme të autoriteteve kosovare në ndihmën e kësaj çështje.

“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për të ndihmuar qeverinë e SHBA-së në këtë rast, gjë që forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurtë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.