Ekspres sulmi i Arsenalit
Ylli i Arsenalit, Theo Walcott thotë se mezi pret të luajë së bashku me dyshen e re, Alexis Sanchez dhe Danny Welbeck. Ai beson se ata do të formojnë sulmin më të shpejtë në Premierligë.
Sport
Theo Walcott mezi pret të rikthehet për Arsenalin dhe të luajë së bashku me dy përforcimet e reja, Alexis Sanchez dhe Danny Welbeck.
Dy të fundit iu bashkuan gjigantit londinez gjatë afatit kalimtar të verës, së bashku me Mathieu Debuchy, Calum Chambers dhe David Ospina.
Ish anëtari i Barcelonës ka shënuar dy herë pas debutimit ndërsa Welbeck realizoi dy gola për Anglinë të hënën në duel me Zvicrën në kualifikime për Euro 2016.
Walcott mezi pret të provojë veten me dyshen e re të sulmit.
“Shpresoj se do të kemi sulmin më të shpejtë në Premierligë. Shpresoj që ta vendosim Arsenalin atje ku e ka vendin, të fitojë tituj”, deklaroi Walcott për “Daily Mirror”.
“Ata do të përshtaten shumë mirë. Alexis është adaptuar shpejtë. Danny është punëtor i madh. Ai gjithmonë ka dhënë maksimumin në fushë”, u shpreh Walcott.